Presidenti kinez urdhëron ushtrinë: Përgatituni për luftë

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 11:02
Presidenti kinez urdhëron ushtrinë: Përgatituni për luftë

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë të përqendrojë mendjen dhe energjinë e saj në përgatitjen për luftë.

Xi Jinping vizitoi të martën një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong në qytetin Chaozhou. Gjatë inspektimit, ai urdhëroi ushtarët që të "qëndrojnë në gjendje të gatishmërisë së lartë" dhe u bëri thirri të jenë "absolutisht besnikë, absolutisht të pastër dhe absolutisht të besueshëm".

Qëllimi kryesor i vizitës ishte një fjalim i së mërkurës në shënimin e 40- vjetorit të zonës së posaçme ekonomike Shenzhen, të krijuar në vitin 1980 për të tërhequr kapitalin e huaj dhe kështu të luante një rol kryesor në përparimin e ekonomisë kineze, e cila është bërë e dyta për nga madhësia në botë.

Mirëpo, tensionet midis Kinës dhe SHBA janë ende në nivelin e tyre më të lartë në dekada, të nxitura nga Tajvani dhe pandemia e virusit korona.

Shtëpia e Bardhë ka informuar Kongresin Amerikan se do t'ia shesë tri sisteme të përparuara armësh Tajvanit dhe Pekini menjëherë i bëri thirrje Uashingtonit të mos e bëjë këtë dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet ushtarake me Amerikanët, raporton CNN.

(Kosova Sot Online)