Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 21 tetor 2020 - 08:03
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media  sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e Seancës plenare. Në rend dite do të jetë votimi për plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare. Në rend dite është interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:00

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. (Salla e Kuvendit C203)

10:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi  takohet me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari (Komuna e Skenderajt)

10:00

Në kuadër të promovimit të “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, Ministri Reçica viziton një kantier ndërtimi (Cima construction-Prishtinë)

10:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi” (Në afërsi të çerdhes publike)

10:30

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ,  bënë shpërndarjen e certifikatave për ndërmarrësi  (Skenderaj) 

11:00

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren)

12:00

Bëhet përurimi i projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën se mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi”, në Gjakovë. (Shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi”, Gjakovë)

13:00

Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxha, mbahet konferencë për medie. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi  takohet me kryetarin  e Drenasit Ramiz Lladrovci (Komuna e Drenasit)

14:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”)