Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 07:56
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00
Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban diskutim lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, shpërndajnë motokultivatorë, në kuadër të projektit “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësor”. (Parkingu prapa Shtëpisë së Bardhë, Prizren)

10:30
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pret në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Mediet mund të marrin pamje, si dhe do të ketë deklarime pas takimit. (Vendi: Ministria e Shëndetësisë)

11:00
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. Të ftuar janë edhe bordi i ZRRE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK) proteston para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR). (Para ndërtesës së MBPZhR-së)

11:00 / 11:30
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës, me qëllim kyçjen e tyre në Rrjetin Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim. Pas nënshkrimit do të ketë prononcime për medie nga ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e IAL. (Objekti i MEA, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

11:30
Lëvizja FOL organizon forumin online “FOL Hapur” me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. (Platforma online ZOOM)

12:00Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18-vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës, Suharekë)

12:00Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdar, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi. (Merdar, Podujevë) ë

13:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së shqyrton Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private. I ftuar është ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

13:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

13:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje; diskuton për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

13:00Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), publikon hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”. (AGK, në hapësirën e Fondacionit 17) 

14:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Mrika Tahirin, ish-drejtore menaxhuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

17:00Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon debatin e radhës “Salloni i së martës”. (“Dit’ e Nat’”, Prishtinë) 

19:00Federata e Boulingut organizon xhiron e dytë të Ligës së Kosovës. (Elkos Bowling, Ferizaj) 

(Kosova Sot Online)