Takimet midis politikanëve po mbahen për pushtet, pozita e Presidentit çmimi i PDK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

Takimet midis politikanëve po mbahen për pushtet, pozita e Presidentit çmimi i PDK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në
Takimet midis politikanëve po mbahen për pushtet, pozita e Presidentit çmimi i PDK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

Muhamet Kelmendi

  • 27 October 2020 - 07:48

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Ramush Haradinaj është deklaruar dhe duket se me PDK veç kanë marrëveshje. E tëra do të varet nga LDK dhe nga PDK. Nga ato vota do të del Presidenti dhe këtej do të diskutohet edhe për Qeveri. E kundërta e kësaj, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat mendohet të mbahen në pranverë.

Njëra a zgjidhja tjetër do të arrihet midis këtyre politikanëve të çartur për pushtet. Para kësaj nuk ka rëndësi as Republika, as masat popullore dhe as kombi. Për pushtet dhe para kësaj po sakrifikohen!

Takimet midis koalicionistave janë dukuri normale dhe kanë për qëllim gjetjen e mendimeve të përbashkëta për pushtetin që ata e mbajnë!? Në këtë anë është juridikisht çështja në rregull. Kjo edhe për faktin se Kosova po e kalon një situatë të rëndë. Ekonomia është dobësuar dhe pandemia po krasitë në masat e gjëra.

Kështu është dhe duhet kuptuar edhe takimet midis Thaçit, Veselit e Haradinajt. Në jetën politike janë këto takime shumë normale. Por kjo nuk qëndron e vetme. Midis partive politike ka kundërthënie për Qeveri dhe për President. PDK e dëshiron Qeverinë dhe atë në përmasa të gjëra. Duket se as nga pozita e Presidentit nuk kanë hequr dorë. LDK dhe AAK e duan Presidentin dhe LDK edhe Qeverinë që e ka dëshiron për ta mbajtur. Këtej nuk ka marrëveshje midis LDK dhe AAK-së. Kjo për faktin se të dy partitë e duan atë pozitë. Isa Mustafa po punon me të madhe për President. Ai këtë nuk e ka deklaruar, por me punë po vepron.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".