Gjashtë të shëruar dhe zero të infektuar sot në Deçan

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 16:23
Gjashtë të shëruar dhe zero të infektuar sot në Deçan

Sot në komunën e Deçanit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe gjashtë të shëruar.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se deri më tani në komunën që ai udhëheq janë konfirmuar 213 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 168 të shëruar plotësisht, 11 kanë humbur jetën dhe 34 raste janë akoma aktive.

(Kosova Sot Online)