Trump godet Biden: 'Atij nuk po i vjen kurrkush në tubime'

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 18:56
Trump godet Biden: 'Atij nuk po i vjen kurrkush në tubime'

Kandidati demokrat për president të Amerikës, Joe Biden ka thënë se Donald Trump është kryetari dhe personi më i keq i mundshëm për ta udhëhequr kombin dhe shtetin në pandemi.

Gjatë një tubimi me pak njerëz në Chester të Pensilvanisë, i pari e sulmoi të dytin, duke thënë se nuk ka as ide e as vullnet për ta luftuar koronavirusin.

Trump iu përgjigj duke thënë se Biden është një frikacak dhe se nuk po ia del të tubojë njerëz nëpër tubime parazgjedhore.

“Atij nuk po i vjen kurrkush në tubime”, tha Trump gjatë një mbledhje që organizoi në Martinsburg, njëri nga tre takimet e tij në Pensilvani, të hënën.

Republikani po mban tubime të mëdha dhe me shumë njerëz, në shumicën e shteteve që konsiderohen të jenë të pavendosura në lidhje me atë se cili kandidat mund të fitojë këtu.

Trump vazhdoi ta ngucë demokratin duke thënë se ai është një rival i dobët për të garuar me të.

Trump deklaroi se shumë më vështirë do ta kishte sikur kundërshtare për pozitën e presidentit ta kishte Amy Coney Barret, anëtaren e re të Gjykatës Supreme, e cila bëri betimin të hënën.

(Kosova Sot Online)