Kryetari i LDK’së: Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim ta luftojë krimin dhe korrupsionin

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 22:35
Kryetari i LDK’së: Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është njeriu i duhur që të luftohet krimi dhe korrupsioni në vend.

“Miq të nderuar. Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan ai në një status në rrjetin social Facebook.

“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shton ai. 


(Kosova Sot Online)