Fillojnë punimet në Parkun e Qytetit në Prishtinë, dy vite pas prezantimit të projektit

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 19:13
Fillojnë punimet në Parkun e Qytetit në Prishtinë, dy vite pas prezantimit të projektit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar lidhur me fillimin e punimeve tek Parku i Qytetit përgjatë ditës së sotme.

Një projekt i këtillë është hartuar nga Universiteti i Prishtinës, bashkë me UN Habitatin, i cili parasheh përmirësim në infrastrukturën rrugore, mirëmbajtje e ndriçim në zonën prej 7,5 hektarësh.

“Filluan punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit që shtrihet në 7,5 hektarë sipërfaqe dhe ka rëndësi të madhe për përditshmërinë e banorëve të zonës qendër të Prishtinës. Projekti është konceptuar dhe hartuar në bashkëpunim me UN Habitatin dhe Universitetin e Prishtinës dhe parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturë rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane duke krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë. Falënderojmë të gjithë që punuan në këtë projekt i cili do të i jep Parkut një organizim dhe potencial të ri”, thuhet në njoftimin e komunës.

Projekti është prezantuar para dy vitesh përpara banorëve përreth Parkut të Qytetit.

(Kosova Sot Online)