Dy të arratisurit nga burgu i Lipjanit ishin të dënuar për këto vepra penale

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 19:57
Dy të arratisurit nga burgu i Lipjanit ishin të dënuar për këto vepra penale

Dy të burgosur janë arratisur sonte nga burgu i Lipjanit. Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës të cilët kanë formuar Komisionin Hetimor për të hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te arratisja.

Sipas njoftimit, njëri prej të arratisurve ishte i dënuar për veprën penale; Grabitje ndërsa tjetri për veprën penale; Lëndim i lehtë trupor.

Të dy janë arratiur nga burgu i Lipjanit sonte rreth orës 17:35.

(Kosova Sot Online)