Revista e madhe amerikane e bën horë Trumpin: Po merr kredi për ndaljen e një lufte që ka përfunduar më 1999

  • A.P /
  • 28 tetor 2020 - 20:46
Revista e madhe amerikane e bën horë Trumpin: Po merr kredi për ndaljen e një lufte që ka përfunduar më 1999

Presidenti i SHBA’s, Donald Trump, është cituar për deklaratat e tij për luftën në mes të Kosovës dhe të Serbisë nga revista prestigjioze Forbes.

Trump në një tubim tha se ka ndaluar vrasjet mes të dy palëve derisa ai thotë se për këtë është nominuar edhe për cmimin Nobel për Paqe.

Presidenti Trump ka shtuar një kredi të re në CV’në e tij të marrëdhënieve ndërkombëtare këtë javë, duke insistuar vazhdimisht që i ka dhënë fund konfliktit të dhunshëm në mes të Kosovës dhe të Serbisë, edhe pse Lufta e Kosovës ka përfunduar para më shumë se dy dekadave, një deklaratë bizare dhe të pasaktë derisa presidenti kërkon që të tregojë se është një person që kryen marrëveshjet në javën e fundit të fushatës elektorale, shkruan Forbes.

Gjatë një tubimi në Nebraska të martën, Trump deklaroi se Serbia dhe Ksoova kanë luftuar me shekuj, por që ky konflikt i përgjakshëm mori fundi pasi Trump u tha liderëve të të dy vendeve se ai nuk ishte i gatshëm që të bënte marrëveshje tregtie nëse ata nuk ndalojnë vrasjet mes vete, një manovër e suksesshme për të cilën Trump tha se “Do të shpëtonte jetë njerëzish”.

Trump bëri një deklaratë pothuajse identike të dielën, duke u thënë një turme në Nju Hempshire se ai ka ndërmjetësuar një marrëveshje paqe Kosovë-Serbi që i ka dhënë fund dekadave të gjakderdhjes. “Liderët e të dy vendeve u përqafuan dhe u puthën në Shtëpi të Bardhë”, kishte thënë Trump.  

Në realitet, lufta brutale mes Serbisë dhe shqiptarëve etnikë në Kosovë ka përfunduar më 1999, dhe derisa tensionet dhe dhuna sporadike ka vazhduar në shekullin 21, është e pasaktë të sugjerohet se të dyja shtetet kanë qenë në luftë direkte.

Trump ndihmoi në negocimin e një marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe të Serbisë këtë vit, por marrëveshja përfshiu më së shumti lidhjet ekonomike dhe të transportit dhe nuk ofroi zgjidhje për problemet e rënda gjeopolitike si ajo e refuzimit të Serbisë për njohjen e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)