Vdes asambleisti i komunës së Obiliqit

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 21:18
Vdes asambleisti i komunës së Obiliqit

Ka ndërruar jetë asambleisti i komunës së Obiliqit, Muhamet Mustafa.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi.

Gashi tha se sot ka humbur një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë professional.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëpunëtorëve të së ndjerit Mustafa.

Njoftimi i plotë:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut, bashkëpartiakut, anëtarit të asambles komunale, Muhamet Mustafes.
Sot, humbëm një mik, shok ,kolegë, prind dhe bashkëpunëtorë profesional! U largove nga ne, kaq herët, kaq shpejtë dhe kaq papritur!
Në emrin tim, institucionit komunal dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Obiliq, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, kolegëve të asambles komunale, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!
Pusho i qetë në paqe, miku im Muhamet!
I përjetshëm do mbetet kujtimi për ty!”


(Kosova Sot Online)