Hoti: I shokuar nga sulmi terrorist në Francë, e dënojmë atë fuqishëm
Kryeministri Avdullah Hoti ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Nice të Francës.
Përmes Twitterit, shefi i qeverisë ka thënë se është shokuar me lajmet për sulmin terrorist.
“I shokuar me lajmet për sulmin terrorist në Nice të Francës. E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm në Nice dhe sulmet e fundit terroriste në Francë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe popullin e Francës”, ka shkruar Hoti.
(Kosova Sot Online)
