Pamje të rënda nga sulmi në Francë, një gruaje iu pre koka dhe u vranë dy të tjerë

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 20:57
Pamje të rënda nga sulmi në Francë, një gruaje iu pre koka dhe u vranë dy të tjerë

Mëngjesin e sotëm francezët, por dhe e gjithë bota u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Nice.

Në kishën “Notre Dame”, u vranë tre persona, ndër ta një grua, së cilës iu hoq koka nga një person, i cili është në duar të policisë në Francë.

Presidenti francez, Emanuel Macron në Nisë tha se Franca po fut kontrollet e rritura të sigurisë në shkolla pas sulmit terrorist në Nice.

Ai shtoi se forca shtesë ushtarake do të mobilizohen pas sulmit në Nice, raporton Sputnik.

Ushtria do të mbrojë qytetet më të mëdha franceze, shkollat ëdhe objektet fetare, tha Macron. Numri i ushtarëve që po i mbronin qytete ishte 3 mijë tash ato vende do të ruhen nga 7 mijë ushtarë. 

(Kosova Sot Online)