Vdes ish-kryeministri

  • A.P /
  • 30 tetor 2020 - 16:32
Vdes ish-kryeministri

Ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yilmaz, vdiq të premten në Stamboll, bëri të ditur familja e tij.

Yilmaz, 73 vjeç, vdiq në spital, ku po trajtohej për kancer të mushkërive.

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi Yilmazin si “një nga figurat më të shquara të jetës politike në Turqi”.

Yilmaz ishte ministër i Jashtëm gjatë viteve 1980 dhe tri herë kryeministër gjatë viteve 1990.

Mandatet e Yilmazit kanë mbuluar koalicione të paqëndrueshme, skandale politike dhe një konflikt në rritje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Mandati i tij i fundit më 1997-99 është përshkuar me një përçarje të madhe me Sirinë fqinje.

Në vitin 1998, Yilmaz ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën arabe, pasi ka kërcënuar se do “t’ia nxjerrë sytë” presidentit të atëhershëm sirian, Hafez al-Assad, për shkak të mbështetjes për PPK-në.

Yilmaz ka udhëhequr partinë Anap (Mëmëdheu) përpara se të pësonte humbje të madhe në zgjedhjet e vitit 2002, kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ka hyrë në pushtet.

Image

(Kosova Sot Online)