Për dhjetë muaj në Kosovë u raportuan 24 vetëvrasje

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 18:24
Për dhjetë muaj në Kosovë u raportuan 24 vetëvrasje

Një 19-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje të shtunën e 17 tetorit në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës. Bëhet fjalë për A.Murselin e cila u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati. E ndjera kishte lënë edhe një letër pas vetës në të cilën kishte lënë një amanet. Për këtë rast, hetimet po i vazhdon Prokuroria e Shtetit. Megjithëkëtë, në Kosovë brenda vetëm 10 muajve 24 persona zyrtarisht sipas Policisë së Kosovës kanë bërë vetëvrasje në forma të ndryshme.

Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë, tronditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë, por gjithë vendin, kur doli lajmi se 19 vjeçarja, A. Murseli Lipovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur për Sinjalin se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

Në këtë letër shkruhet:

“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

Por si ndodhi ngjarja?

19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se 19-vjeçarja  vendosi t’i jepte fund jetës së saj.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50. Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.

Me rastin tashmë janë duke u marrë zyrtarë të hetuesisë kosovare. Tashmë të intervistuar janë edhe nga familja e burrit të së ndjerës or edhe pjesëtarë të familjes së saj.

Për dhjetë muaj 24 vetëvrasje ndodhën në Kosovë

Por sipas Policisë së Kosovës, për dhjetë muaj në Kosovë kanë ndodhur 24 raste ku kosovarët i kanë dhënë fund jetës së tyre në forma të ndryshme.

Por në tentativë për ta ndërmarrë këtë akt kanë qenë edhe 84 kosovarë të tjerë.

Megjithëkëtë, bazuar në të dhënat e Policisë për gjithë vitin e kaluar (2019), në vend janë raportuar 26 raste të ‘Vetëvrasjeve”. Ndërkohë kanë qenë 143 tentime të tjera për ta kryer këtë akt.

Rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill.

Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte viktima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia.

Asnjë nga familjarët e saj nuk kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, andaj me kërkesë të tyre, trupi ishte zhvarrosur për t’iu kryer autopsia.

Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar.

Në fillim të muajit korrik, saktësisht më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për vdekjen e të afërmve të tyre që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

(Kosova Sot Online)