Pamje të reja të shkatërrimit pas tërmetit në Turqi ku vdiqën 12 persona

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 19:00
Pamje të reja të shkatërrimit pas tërmetit në Turqi ku vdiqën 12 persona

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës rihter.

Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima.

Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.

Kërkimet vijojnë në 17 ndërtesa të dëmtuara në Izmir.

(Kosova Sot Online)