Ky person po kërkohet për trafikim njerëzish

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 19:02
Ky person po kërkohet për trafikim njerëzish

Policia e Pejës është duke e kërkuar Ilir Isufin, i cili dyshohet për “trafikim me njerëz, grabitje dhe shantazh”

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ilir Isufit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Image

(Kosova Sot Online)