Shpërndan lajme të rreme për tërmetin në Turqi, arrestohen 3 persona

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 22:25
Shpërndan lajme të rreme për tërmetin në Turqi, arrestohen 3 persona

Autoritetet turke bënë me dije se kanë ndaluar 19 persona, 3 prej të cilëve u arrestuan të cilët kishin përhapur informacione të rreme dhe të papërshtatshme në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi vendin dhe që ka shkaktuar mbi 17 viktima dhe qindra të plagosur.

Në një komunikatë zyrtare zv/ministri Muhterem Ince deklaroi se personat e ndaluar bënë postime “të shëmtuara dhe imorale” në mediat sociale që nuk i shërbenin situatës me të cilën po përballej vendi.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Turqi bëri me dije se tashmë janë hequr nga rrjeti rreth 27 postimet e papërshtatshme që këta persona kishin bërë. 


(Kosova Sot Online)