Tërmeti në Turqi dhe Greqi, shkon në 19 numri i të vdekurve

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 23:06
Tërmeti në Turqi dhe Greqi, shkon në 19 numri i të vdekurve

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, ka vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke plagosur  709 të tjerë, si dhe shembi shumë ndërtesa, thanë zyrtarët.

Në Turqi u raportua për 17 të vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar në Izmir.

Ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë të mbijetuarit ndërsa errësira bie mbi rrënoja.

(Kosova Sot Online)