Zhduket një djalë në Gjilan

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 10:38
Zhduket një djalë në Gjilan

Një djalë nga Gjilani është raportuar i zhdukur.

Rastin në Policinë e Gjilanit e ka raportuar babai i tij, i cili ka deklaruar se djali i është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.



Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Gjorgj Bush, Gjilan 31.10.2020 – 09:00. Ankues mashkull Kos. ka raportuar se djali i tij mashkull Kos. ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)