
Lexoni edhe:
Gruaja që ka simptoma koronavirusi që 230 ditë: Çdo ditë jam keq
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i socialdemokratëve serbë, ka vlerësuar se mospërmbushja e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “është arsyetim i jashtëzakonshëm për presidentin Vucic që përjetësisht të zgjasë bisedimet për Kosovën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
Tadiq ka thënë se Vucicit i komvenon më së shumti mospërmbushja e marrëveshjes sepse kjo do t’i zgjasë atij “arsyetimet përpara bashkësisë ndërkombëtare”. Duke folur në një televizion të pavarur në Serbi, N1, ish-presidenti serb Tadiq i ka cilësuar bisedimet në Bruksel si “dialog i të shurdhërve” meqë sipas tij pak kush ka qasje në përmbajtjen e dialogut, që “i mundëson të dyja palëve të japin pasqyrë të shtrembëruar të tij”.
Gruaja që ka simptoma koronavirusi që 230 ditë: Çdo ditë jam keq
Lexoni edhe:
“Më duhet të zbardh edhe një dimension të ndërlidhur me aspektin famoz të Komunave Serbe që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit që në vitin 2013. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi faktit se mospërmbushja e kësaj pjese të marrëveshjes i konvenon pushtetit të Vucicit. I konvenon sepse gjithmonë mund të japë arsyetime përpara bashkësisë ndërkombëtare se përse duhet të zgjatet dialogu për Kosovën dhe se premtimi që ka dhënë se do të jetë më i hapur për bisedë në çështje të caktuara dhe të ndjeshme të statusit të Kosovës se sa kam qenë unë, ose qeverisja jonë, mund të zgjatet në pakufi dhe kjo i konvenon attij. Tema e mospërmbushjes së marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe për të është një arsyetim i jashtëzakonshëm pse përjetësisht mund të bisedohet ende në temën e Kosovës ndërmjeti Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Boris Tadiq.
Takimi i fundit në Bruksel në nivel koordinatorësh të Prishtinës e Beogradit ka hapur për diskutim cështjet që ndërlidhen me pronën dhe pretendimet financiare, por pala serbe ka thënë se ka ngritur për diskutim vetëm cështjen e “formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë”. Lehtësuesi i bisedimeve nga BE-ja, Miroslav Lajcak ndërkaq ka shkruar në rrjeitn e tij social se “është bërë një hap përpara drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit”.
Aktualisht nuk është e qartë se cfarë është arritur në bisediumet e koordinatorëve dhe nëse procesi sërish ka zbritur në nivele teknike, por të dyja palët kanë dhënë plotësisht deklarata kundërthënëse mbi përmbajtjen e bisedimeve.
“Unë nuk kam qasje në përmbajtjen e dialogut dhe besoj se pakkush ka një qasje të tillë në këtë moment dhe prandaj ajo pjesërisht edhe shtrembërohet. Nga pikëpamja e opinionit në Beograd dhe Prishtinë bëhet fjalë për një dialog të të shurdhërve dhe prandaj secili mund ta komentojë nga këndvështrimi i tij duke marr parasysh interesat e veta:, thotë ish-presidenti Tadiq.
Bisedimet në Bruksel janë zvarritur sërish për faktin se Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën vetëm pas krijimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Por autoritetet në Prishtinë kanë thënë se Asociacioni është temë e mbyllur dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të është meritori.
Vetë ndërmjetësi, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, fillimisht i kerkoi Prishtinës, gjatë një konference me gazetarë në Beograd, të ndryshonte Kushtetutën e saj për të akomoduar Asociacionin, dhe vetëm pas presioneve u detyrua të ndryshonte deklaratën duke kërkuar edhe nga Beogradi që ta ndryshonte Kushtetutën e tij.
Tani për tani nuk ka një lëvizje në dialogun me Serbinë dhe takimet e niveleve të koordinatorëve e kanë shndërruar në ‘piknik diplomatik’ gjithë procesin e udhëhequr nga Lajcak.
(Kosova Sot Online)