Policia e Kosovës po ushtron dhunë brutale ndaj qytetarëve
Një pamje aspak normale është parë sonte në qendër të qytetit të Skenderajt. Kalimtarët kanë qenë dëshmitar të një skene dhune në Sheshin “Adem Jashari”, ku një patrullë policore kanë ndaluar disa qytetar por më pas ka nisur edhe dhuna ndaj tyre.
Në mesin e policëve shihet zyrtari policorë me inicialet E.S i cili godet sa mundet qytetarin e shtrirë për toke. Këtë moment e kanë xhiruar disa kalimtar dhe e kanë dërguar në adresë të redaksisë.
Madje aty dëgjohen të trishtuar zërat e disa vajzave te reja tek sa shohin skenën e dhunës.
Dëshmitarët kanë thënë se polici E.S kryen për cdo ditë veprime të tilla.
(Kosova Sot Online)
