Lumnije Thaçi kthehet në Burojë tek prindërit e ish-presidentit

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 16:25
 Lumnije Thaçi kthehet në Burojë tek prindërit e ish-presidentit

Pas të gjitha zhvillimeve dramatike që ndodhën sot, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnija, ka shkuar në fshatin Burojë të Skenderajt ku edhe jetojnë prindërit e presidentit tashmë të dorëhequr.

Sot Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi i cili më pas, ashtu siç kishte premtuar kur ishte publikuar propozim-aktakuza ndaj tij, dha dorëheqje.

Hashim Thaçi – bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin – është nisur drejt Hagës nga pavijoni ushtarak i Aeroportit të Prishtinës ku edhe do të përballet me akuzat ndaj tij.

(Kosova Sot Online)