Kamala Harris bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente e SHBA-së

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 18:02
Kamala Harris bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente e SHBA-së

Pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.

Harrisa po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.

Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses ta marrë këtë post.

Do të marrë postin e zëvendëspresidentes në janar të vitit 2021. 

(Kosova Sot Online)