Avdullah Hoti në konferencën e Sofjes bashkë me Merkelin e Macronin

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 12:36
Avdullah Hoti në konferencën e Sofjes bashkë me Merkelin e Macronin

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të marrë pjesë nesër në Samitin e Sofjes.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Hoti do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes me Vendet e Ballkanit Perëndimor  6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

 Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

 Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual derisa Qeveria thotë Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

 Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

(Kosova Sot Online)