Interneti po e adhuron kostumin e bardhë të Kamala Harris

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:23
Interneti po e adhuron kostumin e bardhë të Kamala Harris

Pa fjalë dhe vetëm me prezencë, Kamala Harris arriti të merrte vëmendje maksimale mbrëmjen e shkuar gjatë fjalimit të fitore krah Joe Biden dhe bashkëshortit të saj. E veshur me një kostum të bardhë, bluzë mëndafshi me një fjongo elegante dhe taka, zëvendës presidentja e parë grua i impresionoi të gjithë.

Carolina Herrera është stilistja e zgjedhur nga Kamala dhe duket qartë që ka bërë zgjedhjen e duhur.
Doni të dini cili ishte sekreti i fshehur pas kësaj zgjedhjeje?
E bardha është një formë homazhi për gratë që luftonin në fillim të shekullit të 20-të për të drejtën e votës. Twitter ka shpërthyer nga komentet pozitive drejtuar Kamalës, e cila duket se e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin si zëvendës presidente.

(Kosova Sot Online)