Deputetët e AAK-së në seancë pa maska

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 12:12
Deputetët e AAK-së në seancë pa maska

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Edhe pse numri i madh i rasteve në Kosovës po vazhdon të rritet dita ditës. Institucionet vazhdimisht bëjnë thirrje për mbajtje te distancës, maskës e higjienës. Mirëpo një gjë e tillë po neglizhohet në institucionin më të madh në vend, atë të Kuvendit të Kosovës.

Derisa, deputetja Time Kadrija është duke bërë pyetje, deputetët Daut Haradinaj e Arber Tolaj, shihen mbrapa saj duke bërë muhabet shumë pranë në njëri-tjetrit, pa maska e pa distancë.

Interpelanca është thirrur nga Lëvizja Vetëndosje, në të cilën është diskutuar për çështjen e tëpagjeturve.

(Kosova Sot Online)