Publikohet fotografia e dy motrave kosovare që humbën jetën tragjikisht
Janë identifikuar viktimat nga Topanica e Kamenicës që humbën jetën në një aksident fatal trafiku në Gjermani.
Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.
Familjarët kanë publikuar fotografi të të ndjerave, ndërsa dhimbja për humbjen e tyre është e papërshkrueshme.
“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, thuhet në postimin prekës të një familjari të tyre.
(Kosova Sot Online)
