Arrihet marrëveshja për rrugët afër Manastirit të Deçanit

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 13:33
Arrihet marrëveshja për rrugët afër Manastirit të Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është arritur marrëveshja për përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se marrëveshja është arritur me mbështetjen e Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando, e të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi.

“Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj.

(Kosova Sot Online)