Komisioneri Varhelyi: Dialogu i mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi për stabilitetin e të gjithë rajonit

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 11:11
Komisioneri Varhelyi: Dialogu i mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi për stabilitetin e të gjithë rajonit

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, shkruajnë mediat serbe.

Në përgjigjen e tij ndaj një pyetje parlamentare mbi shkeljen e lirive fetare dhe sipas tyre për “situatën e pasigurt të komuniteteve të krishtera në Kosovë”, Varhelyi tha se BE i kushton shumë rëndësi sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë dhe lirinë fetare.

(Kosova Sot Online)