
Lexoni edhe:
Shpëtohet 45-vjeçari që kishte mbetur gjithë natën në temperatura të akullta
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili Ahmeti në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 ka kritkuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë prë ta ndihmuar ekonominë e vendit.
Ajo tha se qeveria nuk ka bërë kombinim adekuat të politikave shëndetësore dhe ekonomike duke aplikuar masa selektive që i kanë vendosur bizneset private pranë kolapsit.
Shpëtohet 45-vjeçari që kishte mbetur gjithë natën në temperatura të akullta
Lexoni edhe:
“PDK ka propozuar stimuj të caktuar për t’ua zgjatur dorën bizneseve private. Ne kemi mbështetur fuqimisht çdo lëvizje të qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë. Kjo qeveri nuk është e aftë të kalojë ligje, te vetmen aftësi e ka të kalojë kohë pa bërë asgjë.”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së ka ngritur shqetësimin edhe për gjendjen e grave, të cilat kanë pësuar më shumë se burrat në këtë situatë, duke u detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
“Shume çifte dhe familje janë kthyer ne vitet e 50-ta dhe 60-ta, duket sikur jemi pas Luftës së Dyte Botërore. Me mbylljen e shkollave, izolimin ne shtëpi gjithë rëndesa ka kaluar mbi gratë. shumë prej atyre që kanë hmbur punën janë gra.”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)