
Lexoni edhe:
Konjufca: Në Kosovë kanë ndodhur vrasje politike… Behajdin Allaqi, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj e 30 a 40 tjerë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi thotë se LDK mori përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë. Sipas tij, ndryshe veproi VV.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e vendosur që duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë, marrjes përsipër të proceseve të qeverisjes së vendit”, tha Gashi.
“LDK e vetëdijshme se kemi sfida shumë të mëdha përpara. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se kemi përpara proceset me Dhomat e Specializuara të Gjykatës. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se s’do të jetë e lehtë menaxhimi i pandemisë dhe po ashtu ishim të vetëdijshëm se pandemia do të shkaktojë pasoja ekonomike”, theksoi ai.
“Por ishim të vetëdijshëm se duhet të marrim përgjegjësinë”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)