Zhduket një avion

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 15:07
Zhduket një avion

Ende nuk dihet fati i pilotit të avionit që u zhduk nga radari natën e kaluar.

Ushtria Tajvaneze njoftoi se luftëtar-bombardues F-16 u zhduk gjatë fluturimit të stërvitjes së natës, raporton AP.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se avioni u zhduk nga radari natën e kaluar, 2 minuta pas ngritjes dhe se fati i pilotit nuk dihet ende. Një kërkim masiv është nisur në det dhe në tokë përreth bazës ajrore bregdetare pranë qytetit Hualien në Tajvanin lindor.

Muajin e kaluar, aeroplani luftarak F-5E i Forcës Ajrore Tajvane u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, dhe ajo përplasje ishte fatale për pilotin. Incidenti i fundit ndodhi në mes të presionit ndaj të cilit është ekspozuar forca ajrore tajvaneze për shkak të ndërhyrjes së paautorizuar të avionëve ushtarakë kinezë në hapësirën ajrore të Tajvanit, të cilën Kina e konsideron pjesë të territorit të saj.

Tajvani bleu aeroplanë luftarakë F-16 nga aleati i saj më i madh në Shtetet e Bashkuara në 1990, dhe ndërkohë i modernizoi ato, por gjithashtu kërkoi nga Pentagoni që të binte dakord për të shitur modelet më të fundit të këtij, sipas ekspertëve ushtarakë, aeroplan luftarak të gjithanshëm.

(Kosova Sot Online)