
Lexoni edhe:
Projekt-buxheti, Hekuran Murati sqaron pozicionin e VV’së
Safet Kamberi, kryesues i Kuvendit komunal të Mitrovicës, ka reaguar pas raportimeve se nënkryetari i Komunës, Fatmir Mujka, i cili vjen nga radhët e VV’së, ka punësuar nusen e djalit në teatrin e qytetit,.
Kamberi ka kërkuar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ta ndalojë nepotizmin.
Projekt-buxheti, Hekuran Murati sqaron pozicionin e VV’së
Lexoni edhe:
“E ftoj edhe publikisht Kryetarin e Komunës dhe të VV-së në Mitrovicë që të reflektojnë, ta anulojnë përzgjedhjen e familjarëve të tyre në pozitat që i kanë emëru, si shenjë që ata nuk po i keqpërdorin pozitat e tyre për interesat e veta partiake e familjare”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Ndërkohë, një konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës, ka nxejrrë në pah se nënkryetari Fatmir Mujka është kujdesur të rehatojë anëtarë, simpatizantë të partisë dhe familjarë në institucionin kulturor.
Nga pozita me kontrata mbi vepër, ata janë rehatuar në pozita të përhershme në këtë institucion.
Listën e të pranuarve në këtë konkurs, ku rezulton se u rehatua edhe e reja e nënkryetarit Faruk Mujka, Elda Ahmeti-Mujka.
Sipas dokumentit, gruaja e djalit të nënkryetarit Mujka është punësuar si kostumografe në Teatrin e Mitrovicës.
(Kosova Sot Online)