Deputeti i LDK’së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 16:25
Deputeti i LDK’së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosja, Arbërie Nagavcin për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Manaj ka thënë se saherë që ka ndodh incidente në Kuvend, gjthmonë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur.

Sipas tij, përplasja ndodhi meqenëse Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.

“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputeteve”, tha Manaj.

Ndryshe, gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK’së dhe VV’së janë përplasur mes vete fizikisht.

(Kosova Sot Online)