Krimet makabre të Serbisë në Kosovë, s’u kursyen as fëmijët dy vjeçarë

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 17:04
Krimet makabre të Serbisë në Kosovë, s’u kursyen as fëmijët dy vjeçarë

Forcat policore dhe paramilitare serbe gjatë fund viteve të 90` kanë kryer krime të rënda mbi popullsinë civile në Kosovë. I ngjashëm ishte rasti edhe i familjes Sylmetaj në fshatin Gërqin të Gjakovës,.

Kësaj familje gjatë vitit 1998 ishin vrarë disa anëtarë nga forcat serbe. Më i vogëli prej tyre ishte dy vjeçar, njëri gjashtë vjeçar, një vajzë e moshës 12 vjeçare si dhe një mashkull 36 vjeçar.

Sipas rezultateve zyrtare të botuara nga arkivat kosovare gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë, 11 mijë 843 kosovarë, prej tyre 1 mijë 392 fëmijë dhe 1 mijë e 739 femra.


Sipas të dhënave të pasluftës të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443 mijë e 300 ishin vendosur në Shqipëri; 247 mijë e 800 në Maqedoni; 69 mijë e 300 në Mal të Zi; 21 mijë e 700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 78 mijë e.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76 mijë e 475.

Ndërsa për sa i përket dëmeve materiale janë 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;. 

(Kosova Sot Online)