Kosova nesër nënshkruan kontratë me BE’në, mbi 20 milionë euro ndihmë për të përballuar pandeminë

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 19:20
Kosova nesër nënshkruan kontratë me BE’në, mbi 20 milionë euro ndihmë për të përballuar pandeminë

Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë kontratë me Bashkimin Evropian për pranimin e 26.5 milionë euro për të përballuar pandeminë COVID-19.

Kjo kontratë e cila do t’i ndihmojë ekonomisë së vendit do të nënshkruhet nesër.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti. 

(Kosova Sot Online)