Florim Ejupi tregon se si u arratis nga Bondsteel’i

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 21:19
Florim Ejupi tregon se si u arratis nga Bondsteel’i

Ejupi thotë se aktualisht ndodhet në Gjermani dhe nuk është në kërkim apo ilegalitet.

Florim Ejupi ka treguar për arratisjen nga Bondsteel-i.

“Akuzat ndaj meje ishin shumë të rënda. Maltretimet ishin të mëdha. Nuk kisha shumë zgjidhje. Si djal i ri mendova ta provojë arratisjen dhe ika. Isha i sigurt se do më mbysnin…Kur jam larguar dera ka qenë e hapur dhe nuk kishte shumë siguri”, rrëfen Ejupi.

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atë kohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit,

I njejti tash është rreth 41 vjeçar, derisa vjen nga fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës.

(Kosova Sot Online)