Lexoni edhe:
Xhavit Haliti: Emërtimin UÇK e propozova unë
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila para dy ditësh është infektuar me COVID-19, sot ka qenë për konsult në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur nga QKUK-ja. Bajrami është liruar në mjekim shtëpiak pasi kishte marrë terapinë.
Xhavit Haliti: Emërtimin UÇK e propozova unëLexoni edhe:
“QKUK ju konfirmon se ministrja Hykmete Bajrami ka qenë në QKUK ku është konsultuar me mjekët. Pasi ka marrë terapinë, është liruar në mjekim shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Bajrami kishte rezultuar pozitive me COVID-19 para dy ditësh. Për këtë kishte njoftuar vetë ministrja përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, kishte shkruar Bajrami.
(Kosova Sot Online)