Goditet për vdekje një këmbësor në Prizren

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 23:01
Goditet për vdekje një këmbësor në Prizren

Një këmbësor ka vdekur pasi u godit me veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren ku ka humbur jetën një këmbësor.

Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës  të cilët kanë bërë të ditur se vozitësi V.B (1981) i cili ishte ikur nga vendi i ngjarjes është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Një këmbësor ka humbur jetën, pasi nuk janë respektuar kushtet në rrugë dhe shpejtësisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:16”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është i komunitetit romë. 

(Kosova Sot Online)