Rihapet shkolla “Ahmet Gashi”, mësimi do zhvillohet me skenarin B

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 15:52
Rihapet shkolla “Ahmet Gashi”, mësimi do zhvillohet me skenarin B

Nxënësit e gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë nga dita e hënë do të fillojë mësimin sipas skenarit B, apo të kombinuar. Kjo është vendosur nga Task Forca e shkollës në mbledhje e mbajtur sot.

Deri më tani kjo shkollë ishte duke mbajtur mësim nga distanca për shkak të rasteve me COVID-19.

“TASK FORCA e shkollës, në mbledhjen e vet të mbajtur me dt 20.11.2020, vendosi që nga data: 23.11.2020 (e hënë) mësimi në shkollën tonë të zhvillohet nga Skenari C në Skenarin B. Mësimi për nxënësit që vijnë në shkollë do të mbahet me orar të rregullt ku ora mësimore do të zgjat 30 minuta”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Në ndërkohë për nxënësit që do të mbajnë mësimin nga distanca mësimi do të realizohet me anë të platformës Google Classroom.

 “Mësimdhënësit njësinë mësimore që e shpjegojnë me nxënësit që janë në shkollë do t’a përgatisin në formën e prezantimit për t’ua shpërndarë nxënësve që janë në distancë.  Ky material do të dërgohet tek nxënësit që janë në distancë brenda ditës ku ata do t’a kenë mundësinë t’i marrin materialet mësimore/detyrat, etj. sipas orarit të rregullt mësimor”, thuhet tutje në njoftim.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur orarin e ziles :

NDËRRIMI I PARË

FILLIMI                  MBARIMI          PUSHIMI

8:00 8:30 5′

8:35 9:05 5′

9:10 9:40 20′

10:00 10:30 5′

10:35 11:05 5′

11:10 11:40 –

NDËRRIMI I DYTË

FILLIMI                  MBARIMI          PUSHIMI

12:00 12:30 5′

12:35 13:05 5′

13:10 13:40 20′

14:00 14:30 5′

14:35 15:05 5′

15:10 15:40 –

Mësimi për vitin shkollor 2020/21 për shkak të pandemisë COVID`19 ka filluar në kushte të jashtëzakonshme.

Kështu ai është ndarë në dy faza, e para më 14 shtator dhe e dyta më 21 shtator.

Për zhvillimin e mësimit në kohë pandemie Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm. 

(Kosova Sot Online)