John Kerry do të jetë i emëruari i Joe Biden për çështjet klimatike

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 19:25
John Kerry do të jetë i emëruari i Joe Biden për çështjet klimatike

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kerry do të jetë i besuari i Biden për çështjet e klimës.

Sipas BBC, Kerry është po ashtu një nga disa personat e emëruar për pozicionet më të larta në ekipin që po merret me tranzicionin e pushtetit. 

Biden ka folur si President dhe është shprehur se ka nevojë për një ekip që të jetë i gatshëm që të punojë për vendin.

“Kam nevojë për një ekip të gatshëm që në ditën e parë. Kemi për të përmbushur sfidat më të mëdha me të cilat përballemi dhe për të çuar përpara sigurinë tonë , prosperitetin dhe vlerat. Ky është thelbi i kësaj skuadre”, tha presidenti i zgjedhur.

Por edhe pse Joe Biden po tregon një nga një anëtarët e stafit të tij, disa pozicione kyçe kërkojnë konfirmim në Senatin Amerikan.

Një ditë më parë mediat vendase raportuan se  Antony Blinken mund të zgjidhet Sekretar i Shtetit.

(Kosova Sot Online)