Kjo është gjendja shëndetësore e dy personave që u plagosën sot në Deçan

  • A.P /
  • 26 nëntor 2020 - 17:17
Kjo është gjendja shëndetësore e dy personave që u plagosën sot në Deçan

Katër persona janë plagosur sot pas një përleshje në Komunën e Deçanit.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, nga ku dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka treguar, se ata janë në rrezik për jetën.

Sipas tij, ekipet shëndetësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Rasti i përleshjes së sotme është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

Ata kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy persona.

Njëri nga ta është i moshës së mitur.

(Kosova Sot Online)