Klinaku pas zgjatjes së mandatit të Speciales: Po m’vjen inati që na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

  • A.P /
  • 26 nëntor 2020 - 20:11
Klinaku pas zgjatjes së mandatit të Speciales: Po m’vjen inati që na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

Anëtari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara ia kanë vazhduar mandatin Gjykatës Speciale.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dhomat e Specilizuara po i bëjnë Kosovës se çka po dëshirojnë, pasi vendi nuk ka deputetë e as kryeministër.

“Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Kujtojmë se sot Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale, anipse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte propozuar që të ndryshohëj amandamenti që përcakton zgjatjen e mandatit.


(Kosova Sot Online)