Arrestohet emigranti që tentoi t’i vjedhë çantën prishtinases

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 11:11
Arrestohet emigranti që tentoi t’i vjedhë çantën prishtinases

Policia në Prishtinë ja arrestuar një person i cili ka sulmuar një grua dhe ka tentuar të ia marrë çantën dhe telefonin.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet.  

“Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe çantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kërkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyrë viktimën dhe ka ikur nga aty”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari është arrestuar në afërsi të ndërtesës “Ibër Lepenci” në Prishtinë.

“Njësitet policor pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndërtesës së “Iber Lepenc””, bëhet e ditur në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari është shtetas i huaj dhe është 26-vjeçar.

“Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikojë të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore”, bën të ditur njoftimi.

(Kosova Sot Online)