
Lexoni edhe:
Albuelna Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse këtë javë nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, atëherë e humb kuptimin.
Rukiqi ka shkruar në Facebook se në projektligj duhet të përfshihen të gjitha idetë.
Albuelna Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionaleLexoni edhe:
“Kemi dëgjuar mjaft ekspertizë, argumente dhe propozime të cilat mund ta pasurojnë Ligjin për Rimëkëmbjen, përfshirë propozimet shumë përmbajtjesore nga përfaqësuesit e bizneseve, partitë politike në pozitë dhe opozitë, ekspertet dhe institutet e ndryshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, projektligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon bazë për ta rikthyer besimin e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.
“Kthimi i konfidencës është parakusht që qytetarët të rrisin konsumin, e në anën tjetër bizneset të rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)