Albuelna Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 10:44
Albuelna Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale

Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur entuziaste me rezultatin e mbrëmshëm të partisë së saj në Podujevë.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Haxhiu thotë se partitë politike të cilat e injorojnë vullnetin e popullit do ta pësojnë më keq në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.

Postimi i saj i plotë:

Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!.

Ndryshe, mbrëmë për herë të parë pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LVV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së, duke bërë që pas shumë vitesh të ndryshojë qeverisja në Llap. 

(Kosova Sot Online)