Avdullah Hoti e Driton Selmanaj dalin nga mbledhja e partisë

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 15:23
Avdullah Hoti e Driton Selmanaj dalin nga mbledhja e partisë

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë dalë nga takimi me strukturat e partisë në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Duke dalë, Hoti ka refuzuar të deklarohet për media në lidhje me atë se çfarë është diktuar në këtë mbledhje.

Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari, është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë.

(Kosova Sot Online)