Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për procesin e privatizimit

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 10:11
Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për procesin e privatizimit

Ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor për procesin e privatizimit.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ishte mbledhur sot në orën 09:00.

Kjo mbledhje ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Në rend dite ishte caktimi i datave të intervistave për dëshmitarët.

Ndryshe të martën komisionin hetimor për procesin e privatizimit ka kërkuar që të shtohet numri i dëshmitarëve si nga ata vendor dhe ata ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)