Pasi votimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike, bie nga funksioni faqja e Trustit

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 19:45
Pasi votimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike, bie nga funksioni faqja e Trustit

Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila do t’ua lejojë qytetarëve të Kosovës t’i tërheqin nga 10 përqind nga kursimet e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale.

E interesi i qytetarëve lidhur me këtë duket të jetë i lartë, pasi faqja zyrtare e Trustit ka rënë nga funksioni.

Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike ka vlerë prej 212 milionë euro për biznese, tërheqje e 10 përqindëshit të Trustit dhe gjithashtu përfshinë nga 300 euro për të gjithë që e kanë humbur punën gjatë pandemisë.

(Kosova Sot Online)